TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2023, 13:42

Vritet me thikë 26-vjeçari shqiptar në Angli

Shkruar nga Pamfleti

Vritet me thikë 26-vjeçari shqiptar në Angli

Një 26-vjeçar shqiptar është vrarë disa ditë më parë me thikë në Angli.

Lajmi nuk është bërë i ditur nga mediet britanike, por familjarët e të ndjerit kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri.

26-vjeçari Anselam Senaj, nga Kopliku, Malësi e Madhe, ka humbur jetën si pasojë e një goditje me thikë, për motive që ende nuk dihen.

Mesazhi i familjarëve

Përshëndetje si familjar është mjaft e vështirë ta pranojmë këtë humbje në një moshë kaq të re, ne kemi humbur vëllain tonë në mënyrën më tragjike të mundshme. Në moshën 26 vjeçare duke u goditur me thikë për vdekje. Regjistrohu në gofundme për të ofruar mbështetje dhe për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur që ai të kthehet në shtëpi në Shqipëri, të ndihmojmë familjen me koston e funeralit pasi është mjaft e vështirë për ta të përballen me humbjen e djalit të tyre dhe probleme financiare, ne bëjmë thirrje për mbështetjen tuaj që ai te mund të kthehet në shtëpi për të pushuar në paqe.

anselam senaj angli

Lini një Përgjigje