TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2023, 13:10

E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja denoncon nënën: Më ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale për para

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja denoncon

Një ngjarje e paprecedente është regjistruar në Sarandë. Një e mitur, 15-vjeç ka denoncuar nënën e saj 37-vjeçare se e ka nxitur që të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona në këmbim të parave.

Për këtë arsye, pas këtij denoncimi, kanë nisur hetimet për nënën 37-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

sarandë 15-vjeçarja denoncon nënën

Lini një Përgjigje