TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2023, 11:06

Dyshohet se keqtrajtoi të miturin autik, merret nën hetim edukatorja në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se keqtrajtoi të miturin autik, merret nën hetim edukatorja

Një edukatore në Elbasan është vënë në hetim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi.

Policia sqaroi se edukatorja 57-vjeçare me iniciale O.B., dyshohet se ka keqtrajtuar 5-vjeçarin.

Ende nuk dihen detaje të tjera se si ka ndodhur ngjarja, por edukatorja është vënë në hetim.

Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopësht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi.

Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit", tha policia.

Lini një Përgjigje