TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2023, 10:48

“Jemi agjentë shitjesh”/ Mashtronin shtetas të huaj për investime në bursa fiktive, pranga tre të rinjve

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi agjentë shitjesh”/ Mashtronin shtetas të huaj

Tre të rinj nga Tirana kanë përfunduar në pranga të policisë pasi mashtronin shtetas të huaj përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Sipas verifikimeve paraprake, ata ishin punësuar në një subjekt call center, në Yzberisht, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj. Ata fillimisht prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin qytetarët e huaj, që të investonin në bursën fiktive Forex.

Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë dy persona të tjerë dhe vijon puna për kapjen e një tjetri. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar “Hide call”.

Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 3 shtetas.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, vijon puna për kapjen e një tjetri (bashkëpunëtorë me 3 të arrestuarit).

Sekuestrohen 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në drejtimin e Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hide call”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. I., 21 vjeç, M. K., 22 vjeç dhe U. T., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. U., 22 vjeç, K. T., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. T., 25 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas ishin të punësuar në një subjekt call center, në Yzberisht, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

arrestime mashtrime

Lini një Përgjigje