TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2023, 13:49

I dënuar me 4 vjet burg, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar me 4 vjet burg, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër;
Franc Toma

Franc Toma është ndaluar nga Policia e Shkodrës, pasi ishte i shpallur në kërkim.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar 37-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “New start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku (i ndaluar më parë) dhe Franc Toma, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Operacioni policor “Sundimi i ligjit”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia e shkodrës franc toma

Lini një Përgjigje