TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2023, 16:13

Shisnin metadon pa recetë, arrestohen mjeku dhe infermieri në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Shisnin metadon pa recetë, arrestohen mjeku dhe infermieri në Fier

Arrestohen nga policia e Fierit mjeku dhe infermieri që merrnin ryshfet në këmbim të dhënies së metadonit.

Rasti u transmetua në emisionin investigativ “STOP”, ku një ish-përdorues droge që prej disa vitesh trajtohet me metadon, një medikament, që frenon dëshirën për drogë u ankua se mjeku toksikolog Endri Mandro nuk i dha metadonin që e ka detyrim t’ia japë një herë në javë.

“Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të 2 rasteve të dhënies së medikamentit Metadon, në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat për përdorimin e tij, nga 2 punonjës të institucioneve spitalore në qark, me qëllim përfitimin e shumave të parave (2000 lekë secili), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale këta shtetas.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

-L. B., 64 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek toksikolog, në spitalin rajonal të Fierit;

-E. M., 36 vjeç, banues në Fier, me profesion infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor”, njoftoi policia.

arrestim mjek infermier metadon

Lini një Përgjigje