TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2025, 20:16

Vetëvrasja e 17-vjeçarit në Gjirokastër, rasti i dyti brenda dy muajsh nga e njëjta shkollë

Shkruar nga Pamfleti

Vetëvrasja e 17-vjeçarit në Gjirokastër, rasti i dyti

Një 17-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme. I mituri dyshohet se është vetëvarur në banesë, ndërsa ishte nxënës i gjimnazit "Siri Shapllo" në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas mediave, rasti është trajtuar nga psikologja e shkollës, e cila ja ka referuar rastin dhe grupit ndërsektorial për mbrojtjen e të miturve në Bashki dhe është trajtuar edhe nga ana tyre.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Gjirokastër/ Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V. P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia.

Ky është rasti i dytë brenda dy muajsh nga e njëjta shkollë, pasi më 15 shkurt të këtij viti, 17-vjeçarja Irsa Muçollari, nxënëse e gjimnazit "Siri Shapllo" i dha fund jetës duke u vetëvarur në banesë pasi dyshohet se ishte bullizuar në shkollë. Hetimet nisën kryesisht, me indicie, pasi në rrjetet sociale u publikuan disa mesazheve të shkëmbyera nga shokët e saj të klasës, ku thuhej se nxënësja e vitit të parë ishte ofenduar në mësim nga një mësuese. Gjithashtu dy nxënës të shkollës thanë se 17-vjeçarja kishte rënë pre e bullizmit, por pa dhënë më shumë detaje.

Lini një Përgjigje