TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2023, 08:56

Vdekja e kamarierit 17-vjeçar në Sarandë, policia: U këput kavoja e ashensorit, në kërkim pronari i lokalit ‘Orange’!

Shkruar nga Pamfleti
Vdekja e kamarierit 17-vjeçar në Sarandë, policia: U
Pronari i lokalit Spiro Iljadhi

Rreth orës 01:15 minuta të kësaj të shtune në Sarandë ka gjetur vdekje një 17-vjeçar, pasi fatkeqësisht e ka zënë poshtë ashensori në lokalin ku ai punonte si kamarier. 

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Orange Club në Sarandë.  Një 17-vjeçar i cili punonte si ndihmëskamarier në këtë klub nate ka gjetur vdekjen tragjike.

Policia bën me dije se rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1", Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit Spiro Iliazi, është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin Antonio Delilaj, 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë  si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1", Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë”-thuhet në njoftimin e policisë.

 

vdekja e kamarierit ne sarande

Lini një Përgjigje