
I mituri që përplasi për vdekje dy turistët italianë një ditë më parë në Sarandë ka hequr përgjegjësinë nga vetja.
Në dëshminë që ka dhënë para hetuesve, ai ka thënë se ka qenë në korsinë e tij duke ecur dhe motor ka dalë para. Ndërkohë, ai është shprehur se italianët ishin me shishe birrash në dorë.
“Isha në kahun tim të lëvizjes nga Saranda drejt Ksamilit, kur tek hidrovori erdhi një motor dhe u përplas në xhamin e makinës. Ata mbanin shihe birre në duar. Kam shtypur frenat dhe më pas nuk mbaj mend sepse nga përplasja humba kontrollin. Nuk jam fajtor sepse isha në korsinë time”, tha 17-vjeçari, i cili drejtonte mjetin pa patentë.
Pyetjes së hetuesve se si ke përfunduar në korsinë e kundërt, Rraku është përgjigjur se “nuk e mbaj mend sepse pas përplasjes humba kontrollin e makinës”.
17-vjecari nga qyteti i Sarandes, E. Rraku drejtonte makinën Mercedes Benz me 200 kuaj fuqi, pa patentë, por edhe për këtë e ka një justifikim.
“Çelësat i kam marrë në shtëpi pa leje dhe shkova ne një restorant te Sarandës. Pas darkës u nisa me makinën e babait për në Ksamil, për të përcjellë shokun në shtëpinë e tij”, tha ai.
Të njëjtës dëshmi në polici i ka qëndruar dhe shoku i tij, 16-vjecari që gjendej pasagjer në makinë.
Lini një Përgjigje