TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Gusht 2023, 20:00

Kaos në urgjencën e Vlorës/ Konsumuan ushqim në anije, helmohen dhjetra fëmijë polakë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Kaos në urgjencën e Vlorës/ Konsumuan ushqim në anije,
Foto nga urgjenca e Vlorës

Një grup i madh turistësh kanë mbetur të helmuar sot në Vlorë. Mësohet se ata janë paraqitur në urgjencë me shenja intoksinimi. Turistët kanë shkuar në urgjencë me të vjella dhe dyshohet se shkak i helmimit është ushqimi.

Ata kanë qenë duke zhvilluar një tur me anije nga Karaburuni në Sazan dhe dyshohet se kanë konsumuar ushqim në anije. Më pas kanë shfaqur shenja helmim dhe kanë shkuar në urgjencë. Bëhet fjalë për rreth 40 persona.

Kaos në urgjencën e Vlorës/ Konsumuan ushqim në anije,

Mësohet se ata janë shtetas të huaj, shumica prej tyre adoleshentë polakë të moshës 14 dhe15 vjeç. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar se çfarë e ka shkaktuar një helmim kaq masiv. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ndodhur në anije, por po hetohet dhe nëse kanë konsumuar ushqim para se të hipnin në të. Po ashtu është vënë re se ata kanë pasur ushqim të paketuar nga hoteli.

Kaos në urgjencën e Vlorës/ Konsumuan ushqim në anije,

Pasi kanë zbritur nga anija ata nuk janë ndierë mirë dhe i gjithë autobusi që ka qenë me turistë ka shkuar te urgjenca e Vlorës.  Priten hetimet për të parë shkaqet. Mësohet se të gjithë turistë janë duke marrë mjekim, ndërkohë që gjendja duket stabël. Spitali ka njoftuar autoritet dhe ka nisur një hetim nga AKU. Fluksi i lartë ka bërë që urgjenca të jetë në kaos, pasi u paraqitën në total 56 persona, por vetëm 20 kanë pasur nevojë për trajtim. 

Kaos në urgjencën e Vlorës/ Konsumuan ushqim në anije,

Drejtoresha e spitalit, Bruna Mersini është prononcuar për mediat duke dhënë dhe detaje. “Fëmijët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç. Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën, kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale situata është nën kontroll. Pra është alerti që ne i japim situatës kur janë shumë fëmijë. Është hetim epidemiologjik. Këta janë fëmijë, edhe vapa mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna. Janë rreth 20 fëmijë”, tha Mersini.

Po ashtu reagoi dhe policia. 

Sipas saj, kanë qenë 41 shtetas polakë që janë paraqitur në urgjencën e qytetit me shenja helmimi. Sipas policisë, ata kanë qenë me anije në ishullin e Sazanit.

Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve”, tha policia.

Lini një Përgjigje