
Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht për helmimin masiv që ndodhi sot. Sipas saj, kanë qenë 41 shtetas polakë që janë paraqitur në urgjencën e qytetit me shenja helmimi. Sipas policisë, ata kanë qenë me anije në ishullin e Sazanit.
“Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit.
Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve”, tha policia.
Lini një Përgjigje