
Një tjetër aksident është shënuar në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Qafe Gjashë, ku motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës, është perplasur me nje mjet të drejtuar nga shtetas italian.
Si pasojë ka mbetur i plagosur nje efektiv policie i cili është transportuar me urgjence në Spitalin e Sarandës.
Mësohet se gjatë pasdites deri në orët e para të mengjesit efektivët e Task-Forcë të Qarkullimit Rrugor kanë kryer edhe disa arrestime në Sarandë të shumë personave që janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur në Sarandë e Ksamil.
Lini një Përgjigje