TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2024, 18:50

U plagos me armë nga babai në Lushnjë, 40-vjeçarja niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

U plagos me armë nga babai në Lushnjë, 40-vjeçarja niset

Rudina Musaku, 40-vjeçarja e cila u plagos me armë gjahu nga babai gjatë pasdites së sotme (19 maj) është transportuar drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

40-vjeçarja ka plagë në bark dhe gjendja e saj mbetet kritike.

Kujtojmë se i ati 82-vjeçar, pasi plagosi me armë të bijën pas një sherri të momentit, ka qëlluar dhe veten duke mbetur i vdekur.

"Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen , rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja, ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti", thuhet në njoftimin e policisë.

 

arme plagosje babai lushnje trauma

Lini një Përgjigje