TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2024, 17:05

Plagosja e 40-vjeçares nga babai në Lushnje, flasin fqinjët: Ka dy fëmijë, kishte pak kohë që ishte divorcuar!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e 40-vjeçares nga babai në Lushnje, flasin fqinjët: Ka

Pasditen e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë në Lushnje ku babi 82-vjeçar, plagosi me armën e gjahut vajzën e tij 40-vjeçare dhe më pas vrau veten.

Lidhur me këtë ngjarje tronditëse kanë folur dhe komshinjtë e familjes Musaku, të cilët janë shprehur të shokuar për ngjarjen e ndodhur.

Njëra nga fqinjët tregoi se Rudina Musaku sapo ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe kishte ardhur të jetonte me prindërit. Sipas dëshmisë së fqinjës nuk kanë qenë familje problematike, por përkundrazi njiheshin si familje e urtë pa probleme.

“Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë.

Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”, thanë fqinjët e familjes ku ndodhi ngjarja.

Lini një Përgjigje