TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2024, 14:51

Britaniku skena filmi në Paskuqan, vjedh automjetin nën efektin e drogës dhe shkakton aksident

Shkruar nga Pamfleti
Britaniku skena filmi në Paskuqan, vjedh automjetin nën efektin e
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, me inicialet N. Ch., banues në Korfuz, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shtetasi britanik, më datë 19.05.2024, rreth orës 02:00, në Paskuqan 2, në një parkim privat, ka vjedhur një automjet tip kamionçinë, dhe gjatë tentativës për tu larguar është përplasur me disa automjete të parkuara.

Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

paskuqan aksident

Lini një Përgjigje