TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2024, 10:41

Goditja e 7 grupeve kriminale nga SPAK, "kokat" e krimit njihen sot me masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Goditja e 7 grupeve kriminale nga SPAK, "kokat" e krimit njihen sot me

10 nga të arrestuarit nga megaoperacioni i SPAK do të njihen sot me masën e sigurisë.

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. Sot do të njihen me masën e sigurisë 10 të arrestuar, ndërsa 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur rreth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.

Prokuroria e Posaçme ka goditur grupin kriminal të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish deputeti i PS-se Arben Ndoka dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe në zonën e Burrelit. Gjithashtu, kontaktuan Emiljano Shullazhin për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e ish deputetit socialist Arben Ndoka dhe katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri i cili organizonte lojërat e fatit në këtë qytet dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po këtë drejtori, Klodjan Shahini drejtonin kultivimin e kanabisit. Pjesë e grupeve kriminale ishin edhe dy efektivë të RENEA-s.

Karakteristikë për këta grupe kriminale është egërsia e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Anëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri-tjetrit.

Lini një Përgjigje