
Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën me lëndë narkotike.
Policët vunë re qëndrimin e dyshimtë të këtyre shtetasve pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico. Pasi ushtruan kontroll në makinën e tyre, zbuluan një pako me mbi 330 gramë kokainë.
Më pas, nga kontrolli i ushtruar në banesat e shqiptarëve në provincat e Firences dhe Arezzo-s, u gjetën sasi të tjera lëndësh narkotike hashash dhe marihuanë, peshore precize dhe materiale paketimi.
Lini një Përgjigje