TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2024, 09:20

Gara me Lamborghini në Tiranë, gjobitet reperi Don Xhoni

Shkruar nga Pamfleti

Gara me Lamborghini në Tiranë, gjobitet reperi Don Xhoni

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës që lamë pas. 11 shoferë u arrestuan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Tre prej tyre u ndaluan pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 2 drejtues nuk kishin leje drejtimi, ndërsa 5 të tjerë nuk respektuan sinjalistikën rrugore. Ndërsa një tjetër shoferi iu vunë prangat pasi tentoi të korruptonte policiët.

Ndërkohë, janë vendosur gjithsej 11.039 masa administrative. 99 prej tyre ishin për xhama të zinj, 566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Ndërsa disa mjete luksoze u ndaluan teksa bënin gara shpejtësie në rrugë.

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni është kapur duke bërë gara shpejtësie në Tiranë.

Don Xhoni është gjobitur me 40 mijë lekë të reja, ndërsa ka qenë duke bërë gara shpejtësie me një mjet luksoz, lamborghini ngjyrë portokalli. Ai ndodhet në Tiranë, ndërsa vetë ai ka postuar edhe një video në Instagram me lamborghinin portokalli.

Ndërsa 205 masa u vendosën për përdorim celulari gjatë drejtimit, 482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”, 753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve dhe 8042 masa për qëndrim të gabuar.

Nuk kanë munguar as pezullimet e patentave, në 9 raste për drejtim nën ndikimin e alkoolit, në 54 raste për tejkalim shpejtësie, ndërsa u bllokuan 9 mjete, tre prej të cilave me targa të huaja.

don xhoni

Lini një Përgjigje