GJKKO është tërhequr për të marrë vendim për 9 të arrestuarit e megaoperacionit të SPAK.
Mësohet se dosja është voluminoze, prej 240 faqesh. Avokatët kanë kërkuar që arrestimi të cilësohet i paligjshem duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt është kodi që shërben për përdorimin e SkyEcc.
Në materialet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarave qe u përkasin grupeve kriminale ku flasin dhe dakordesohen per ngjarje kriminale. Pergjimet jane ndarë në 20 fashikuj. Vendimet priten për Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli.
Lini një Përgjigje