TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2024, 16:29

40-vjeçarja në prag divorci, jetonte te shtëpia e prindërve prej 1 jave; zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnje

Shkruar nga Pamfleti

40-vjeçarja në prag divorci, jetonte te shtëpia e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku babai ka plagosur me çifte vajzën dhe më pas ka vrarë veten.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të diele në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë, ku pas një konflikti të çastit 82-vjeçari Behar Musaku qëlloi me armë gjahu të bijën e tij 40 vjeçe, e më pas vrau veten.

Sipas policisë, Behar Musaku, 82-vjeç ka qëlluar me çifte në pjesën e barkut vajzën tij Rudina Musaku, 40-vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës.

Musaku, nënë e dy fëmijëve kishte një javë që qendronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin. Ndërsa, fëmijët jetojnë me babain e tyre në Berat. Para rreth një javë është rikthyer që të jetojë në shtëpi me të atin në Berat.

Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi është qëlluar me armë gjahu teke nga një distancë e afërt. Shkak dyshohet një konflikt i çastit babë e bijë.

Ndërkohë, po merret dëshmia e familjarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.

"Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se  ka vrarë veten.  

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti", njofton policia.

 

40vjecarja shtepia prinderve divorc

Lini një Përgjigje