TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2024, 16:02

E rëndë në Lushnje, babai plagos me armën e gjahut vajzën dhe më pas vret veten!

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Lushnje, babai plagos me armën e gjahut

Vajza ndodhen në spitalin e Lushnjes në gjende kritike për jetën.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Lushnjës, ku babai 82-vjeç ka plagosur vajzën e tij 40-vjeçare pas një konflikti.

Sipas informacioneve 82-vjeçari Behar Musaku, pasi ka plagosur të bijën Rudina Musaku, ka vendosur t’i japë fund jetës dhe me armën e gjahut ka qëlluar veten për vdekje.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 15:15 në lagjen "18 Tetori". Vajza ndodhen në spitalin e Lushnjes në gjende kritike për jetën.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë 82-vjeçarin drejt aktit ekstrem ndërsa paraprakisht dyshohet se ka patur një konflikt mes tyre. Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Musaku, nënë e dy fëmijëve kishte një javë që qendronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin. Ndërsa, fëmijët jetojnë me babain e tyre në Berat. Para rreth një javë është rikthyer që të jetojë në shtëpi me të atin në Berat.

Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi është qëlluar me armë gjahu teke nga një distancë e afërt. Shkak dyshohet një konflikt i çastit babë e bijë.

Ndërkohë, po merret dëshmia e familjarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.

Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton Policia.

Lini një Përgjigje