TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2024, 17:40

Babai plagosi vajzën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Rudina ishte e divorcuar, fëmijët jetonin me të atin

Shkruar nga Pamfleti

Babai plagosi vajzën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Rudina

Behar Musaku është babai 82-vjeçar i cili plagosi të bijën e tij Rudina Musaku me armë gjahu pas një konflikti të çastit dhe më pas i dha fund jetës së tij.

Rudina Musaku ndodhet aktualisht në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Mësohet se 40-vjeçarja nënë e dy fëmijëve kishte një javë që ishte kthyer në Lushnjë, në shtëpinë e të atit.

Ndërkohë, i afërmi i familjes ka treguar për mediat se 40-vjeçarja ishte e divorcuar, ndërsa fëmijët qëndronin me babain e tyre.

“Se si kanë qenë ata nuk e di. Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte mbajtur dhëndri. Vajza jetonte vetëm në Tiranë. Unë e kam baxhanak. Nuk e di si i kanë pasur rrethanat. Nuk kanë pasur më parë probleme”, tha i afërmi i familjes.

 

rudina i afermi plagosje babai

Lini një Përgjigje