Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi, mëngjesin e ditës së sotme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte është përplasur kokë më kokë me makinën e drejtuar nga këngëtari grek Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç.
Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.
Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dekelias” në Menidi, ku fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, ka devijuar dhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër.
Miqtë e 19-vjeçarit kanë lënë një lule në vendin e përplasjes, ndërsa disa kanë shpërthyer në lot për humbjen e shokut të tyre.
Në vendin e aksidentit tragjik gjithashtu kanë vendosur edhe një foto të adoleshentit shqiptar.
Në të njëjtën kohë, drejtuesi 20-vjeçar i mjetit në të cilin udhëtonte 19-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin KAT, ndërsa Yannis Xanthopoulos, është plagpsur lehtë.
Aksidenti rrugor ka ndodhur kur këngëtari 24-vjeçar, duke drejtuar makinën e tij Ford ka humbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me makinën e dy të rinjve
Lini një Përgjigje