
Mbrëmjen e sotme është shënuar një plagosje e dyfishtë në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Gjon Nika dhe kunati i tij Gjergj Ndershtiqa, student në akademinë e sigurisë, kanë mbetur të plagosur në rrethana të paqarta.
Ata janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pak minuta pas ngjarjes është gjetur një automjeti i djegur dhe dy armë zjarri pistoletë në vendin e ngjarjes, por nuk dihet ende se kujt i përkisnin autorëve apo dy të plagosurve.
Policia, RENEA dhe specialistë të kriminalistikës kanë rrethuar zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë deri më tani është mësuar se të plagosurit ishin duke lëvizur me makinë, bashkë me një person të tretë, në momentin që ka ndodhur atentati ndaj tyre.
Në automjetin që mori flakë për shkak të breshërisë së plumbave kanë qenë tre persona, dy prej të cilëve janë plagosur.
Ndërkohë mendohet se janë dy autorë që kanë qëlluar me armë zjarri automatik kallashnikov një sasi të konsiderueshme plumbash dhe janë larguar në drejtim të paditur.
Ngjarja ka ndodhur afër një lokali i cili ka kamera sigurie dhe policia po bën këqyrjen e tyre për identifikimin e autorëve.
Sakaq, autorët kanë djegur automjetin e tyre në një vend tjetër jo shumë larg nga ngjarja.
Lini një Përgjigje