
Një 72-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në fshatin Gkinë të Dropullit.
Policia bën me dije se 72-vjeçari humbi jetën për shkak të përmbysjes së mjetit traktor me të cilin po punonte tokën.
Viktima është shtetasi me inicialet H. G., 72 vjeç, i cili ishte duke punuar tokën në momentin që ndodhi aksidenti dhe mjeti i rëndë iu përmbys. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme.
"Pasditen e djeshme, në fshatin Glinë, Dropull, dyshohet se për shkak të përmbysjes së mjetit zetor me të cilin po punonte tokën, ka humbur jetën shtetasi H. G., 72 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje