
Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi vodhi bizhuteri në një argjendari në lagjen nr.11.
Pas njoftimit forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sipas njoftimit të policisë, falë bashkëpunimit të Komisariatit të Durrësit me Forcat ‘Shqiponja’ u bë e mundur arrestimi i 35-vjeçarit Shkëlzen Elmazi, banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe bizhuteritë e vjedhura.
"Vodhi bizhuteri floriri, në një argjendari, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 35-vjeçari. Sekuestrohen bizhuteritë e vjedhura.
Mbrëmjen e djeshme, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte vjedhur në një argjendari në lagjen nr. 11 Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bënë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit Sh. L., 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje