
Policia italiane është ende në kërkim të armës së Mikel Zakës që qëlloi për vdekje Kasem Kasmin.
Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me sherrin mes shqiptarëve që ndodhi në Itali ku mbeti i vdekur 27-vjeçari Kasem Kasmi dhe u plagosën tre të tjerë.
Autori 23-vjeçari Mikel Zeka më herët deklaroi për policinë se ai kishte debatuar me 27-vjeçarin për një vajzë, por ky motiv nuk e ka bindur prokurorinë. Nuk janë përjashtuar edhe pistat e tjera që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.
Media italiane “Il Mesagero” shkruan se autori kishte frikë se mos rrëmbehej, e arsyetuar me faktin se pse Zaka do të shkrepte armën në një lokal të mbushur plotë me njerëz.
Ndër të tjera, media italiane sjell në vëmendje edhe një tjetër detaj. Viktima, vëllai dhe dy miqtë e tij mbërritën afër lokalit me një makinë Lancia Ypsilon të bardhë dhe e lanë atë të ndezur në karrexhatë në rrugën Aldo Moro.
Arsyeja e vetme e besueshme është se ata donin ta linin gati automjetin për një rrëmbim të mundshëm. Megjithatë, ata nuk dyshonin se 23-vjeçari ishte i armatosur. Arma me të cilën vrasësi qëlloi viktimën, aktualisht nuk gjendet askund dhe për këtë arsye po kërkohet në shtratin e lumit Cosa. Mendohet se gjatë arratisjes Mikel Zaka hodhi armën në lumë.
Lini një Përgjigje