TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2024, 19:05

E rëndë në Elbasan/ Shembet kolona e banesës, humb jetën 64-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Elbasan/ Shembet kolona e banesës, humb

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan, ku ka gjetur vdekjen një 64-vjeçar.

Policia sqaroi se shtetasi me iniciale F.F, ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi në banesën e motrës së tij, kur është shembur një kolonë e ndërtesës.

Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Lini një Përgjigje