TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2024, 20:39

Detaje nga ngjarja në Shkodër/ Dyshohet atentat i mirëfilltë, publikohet fotoja e studentit të Akademisë së Policisë që mbeti i plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga ngjarja në Shkodër/ Dyshohet atentat i
Gjergj Ndërshtiqaj

Zbulohen detaje nga ngjarja në Shkodër, ku u plagosën dy persona. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë. Sipas burimeve, persona të paidetifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Gjergj Ndërshtiqajt , student i Akademisë së Policisë dhe ndaj kunatit të tij Gjon Nika.

Autorët kanë qenë duke lëvizur me makinë, teksa më pas kanë djegur dhe automjetin. Dyshimet janë se shënjestër ka qenë 28-vjeçari, teksa drejt vendit të ngjarjes është nisur dhe vetë drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku. Pista që po hetohet është ajo e hakmarrjes, por priten detaje më shumë në orët në vijim.

 

Lini një Përgjigje