TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2024, 21:29

Tjetër ngjarje e rëndë në vend, plagosen dy vëllezër në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër ngjarje e rëndë në vend, plagosen dy

Mbrëmjen e sotme është shënuar një tjetër plagosje, në qytetin e Durrësit. Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë, në lagjen nr.5 të qytetit.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar një nga autorët dhe e ka shpallur në kërkim atë.

“Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes   dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

durres plagosje

Lini një Përgjigje