TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2024, 21:59

Zbardhen detaje nga plagosja në Shkodër/ U përdorën tre kallashnikovë, të plagosurit dolën në kohë nga makina

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga plagosja në Shkodër/ U përdorën tre

Një plagosje e dyfishtë ka tronditur mbrëmjen e sotme Shkodrën, prej të cilës zbulohen edhe detaje të tjera. Të paktën 30 plumba janë qëlluar në vendin e atentatit në fshatin Grudë e Re, ku mbetën të plagosur Gjergj Ndërshtiqaj, student në Akademinë e Policisë dhe kunati i tij, Gjon Nika, ndërsa shënjestër dyshohet se ishte ky i fundit.

Gjergj Ndërshtiqa, është vëllai Marjan Ndershtiqajt drejtor rajonal i Drejtorisë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër. 

Në momentin kur autorët e dyshuar kanë nisur të qëllojnë, dy të plagosurit kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë në tokat afër vendit të ngjarjes duke arritur që të shpëtojnë. Pas largimit të tyre, dyshohet se autorët kanë djegur makinën me të cilën udhëtonin të plagosurit, dhe më pas kanë djegur dhe makinën e tyre.

Autorët dyshohet se kanë përdorur tre automatikë kallashnikov.

Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika u qëlluan në fshatin Grudë e Re, në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali. 

shkoder plagosje

Lini një Përgjigje