TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2024, 08:49

U kap me kokainë me vlerë 1 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kokainë me vlerë 1 milionë euro, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është arrestuar në autostradën Napoli-Milano në Itali, pasi u kap me 12 kilogramë kokainë të fshehur në makinë.

Në përfundim të operacioneve, korrieri i drogës u dërgua në burgun napolitan të Poggioreale, ndërsa sipas vlerësimeve të autoriteteve, sasia e madhe e kokainës së sekuestruar, e hedhur në treg, do të kushtonte rreth një milion euro.

Operacioni i arrestimit të korrierit shqiptar të drogës, bëri të mundur çmontimin e një hallke të rëndësishme në zinxhirin e furnizimit të organizatave kriminale që operojnë në zonën napolitane. Sekuestrimi i kësaj sasie të madhe droge përbën një goditje të rëndë për arkën e Camorrës, duke e privuar atë nga një burim i rëndësishëm financimi, shkruajnë mediat italiane.

Për më tepër, arrestimi i korrierit hap rrugë të reja hetimore që mund të çojnë në identifikimin e subjekteve të tjera të përfshira në trafikun e paligjshëm dhe të çmontojnë qeliza të tëra kriminale. Veprimtaria hetimore vijon ende dhe priten zhvillime të mëtejshme.

kokaine 1 milione euro shqiptar itali

Lini një Përgjigje