TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2024, 20:10

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, 8 të plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, 8 të

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë – Bilisht, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tetë persona.

Në aksident thuhet se janë përfshirë 3 automjete, ku njëri prej tyre ka përfunduar i përmbysur në kanal për shkak të goditjes.

Sipas informacioneve lënduarit nga aksidenti i ndodhur po dërgohen me urgjencë ne spitalin rajonal të Korçës.

Ndërkohë që polica mësohet se ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut kryesor të aksidentit.

Lini një Përgjigje