TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2024, 07:10

Shkodra nuk gjen qetësi, hidhet tritol në tarracën e një lokali në Velipojë

Shkruar nga Pamfleti

Shkodra nuk gjen qetësi, hidhet tritol në tarracën e një

Një sasi tritoli ka shpërthyer në tarracën e një lokali në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.45 të mëngjesit të sotëm, teksa janë raportuar vetëm dëme materiale. 

Raportohet se lokali në të cilin u hodh tritoli ishte i 35-vjeçarit Andis Danjat.

"Rreth orës 03:45, në fshatin "Rrjoll", Velipojë, në tarracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është  hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.

Lini një Përgjigje