TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2024, 21:15

U fut për tu larë në lumë, ndërron jetë 22-vjeçari në Malësinë e Madhe

Shkruar nga Pamfleti

U fut për tu larë në lumë, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësinë e Madhe rreth orës 16:30 të ditës së sotme (30 qershor).

Një 22-vjeçar është futur në ujë për t’u larë në lumin Cen, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

"Malësi e Madhe/Informacion paraprak. Rreth orës 16:30, në fshatin Nikç, shtetasi K. N., 22 vjeç, në momentin që është futur në ujë për t’u larë në lumin Cen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.

malesi e madhe 22 vjecari lume

Lini një Përgjigje