TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2024, 18:00

U kap me drogë, dënohet me burg shqiptari në Angli; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë, dënohet me burg shqiptari në Angli; zbardhet emri

Një shtetasi shqiptar në Angli i zgjati vetëm tri javë puna me shpërndarjen e lëndëve narkotike, pasi u kap  mat’ nga policia.

Ermir Murataj kishte nisur të shpërndante substancat e paligjshme në Brighton. Ai udhëtonte shpesh nga shtëpia e tij në Goldbeaters Grove, Londër drejt bregdetit të Sussex gjatë muajve qershor dhe korrik 2023, ku shiste heroinë. Pajisjet celularë që ai përdorte, u zbuluan më pas mesazhet mes tij dhe klientëve.

Murataj e mohoi veprën penale, por pas hetimeve, gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me tri vite e gjysmë vite burg.

Lini një Përgjigje