TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2024, 14:32

Shpërthim me tritol në Divjakë, hidhet lëndë plasëse në oborrin e Refat Murrizit

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim me tritol në Divjakë, hidhet lëndë

Një shpërthim me lëndë plasëse artizanale ka ndodhur në oborrin e banesës së 67-vjeçarit Refat Murrizi në fshatin Shënepremte të Divjakës.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kujtojmë se ky është sulmi i dytë me eksploziv ditën e sotme, pasi 47-vjeçari Ledovik Syziu mbeti i plagosur pasi iu vendos një sasi lëndë plasëse artizanale në makinë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Mirditë. 

"Më datë 30.06.2024, rreth orës 04:30, në fshatin Shënepremte, Divjakë, në oborrin e banesës së shtetasit R. M., 67 vjeç, është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë shpërthyese artizanale dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje