47-vjeçari Ledovik Syziu mbeti i plagosur paraditen e sotme, pasi iu vendos lëndë plasëse eksploziv në makinë.
Mësohet se ai është vëllai i një prej 5 personave me rrezikshmëri të lartë në vend, Dritan Syziu (Ndoj), i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një efektivi policie dhe rezulton ende në kërkim prej vitit 1997.

Kush është Dritan Syziu?
Ai njihet nga të gjithë si kreu i Bandës së Mirditës. Syziu është dënuar me burgim të përjetshëm për një ngjarje të ndodhur më 28 qershor të vitit 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë, Gjon Paçuku. Këtë vrasje ai e ka kryer në bashkëpunim me 5 persona të tjerë.
Vrasja
Në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit të vitit 2000 kur 5 të pandehurit e bandës së Mirditës, Dritan Syziu, Nikollë Syziu, Bardhok Syziu, Tonin Gjoka e Arjan Reçi vendosën që të grabisnin disa pjesë këmbimi për makina të një parkingu pranë ish-SMT-së së qytetit. Autorët pikasen nga roja dhe ky i fundit njofton Policinë. Menjëherë në vendngjarje erdhën efektivët e policisë, të cilët mendonin se kishin të bënin me një vjedhje modeste. Pasi kanë parkuar makinën jashtë ish-SMT-së, u kanë kërkuar anëtarëve të bandës që të dorëzohen.
Por, autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të Policëve dhe aty mbeti i vrarë efektivi Gjon Pacuku dhe u plagosën Nikollë Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Çupi.
Lini një Përgjigje