TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2024, 08:36

Abuzuan me të renë, arrestohen dy shqiptarët në Itali; 19-vjeçarja: Më detyruan të përdor kokainë

Shkruar nga Pamfleti

Abuzuan me të renë, arrestohen dy shqiptarët në Itali;

Tre persona janë arrestuar në Perugia të Italisë, pasi dy prej tyre akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 19-vjeçare.

Sipas mediave italiane, kanë qenë shqiptarët 69 dhe 34 vjeç, të cilët kanë kryer aktin e rëndë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, pas përfundimit të një feste. ku vajza ishte duke kërkuar një taksi për të shkuar në shtëpi.

Raportohet se ajo është afruar pranë 69-vjeçarit, i cili i dha kontaktin e një taksie. Me pretendimin se nuk e kishte telefonin me vete, ai e bindi vajzën që ta ndiqte deri në shtëpi. Pasi ka hyrë në banesë, e reja ka vënë re praninë e tre personave, mes të cilëve edhe 34-vjeçari. Ky i fundit së bashku me bashkëpunëtorin e tij të moshuar kanë abuzuar seksualisht me 19-vjeçarem.

Në denoncim e saj, viktima ka deklaruar se është detyruar edhe të përdorë kokainë. Pas dhunës, ajo shkoi në spitalin e Perugias ku pas ekzaminimeve u rekomandua që të qëndrojë në spital për 20 ditë.

Ndërkohë në banesë, policia ka gjetur kokainë dhe kanabis, ndërsa tre autorët u arrestuan nga policia.

Lini një Përgjigje