TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2024, 18:58

Humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, ndërron jetë 64-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, ndërron jetë

Një i moshuar ka humbur etën në Fier. 64-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, por ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje