TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2024, 20:45

Kërcet arma në Kavajë, dy vëllezërit plagosin 43-vjeçarin pas sherrit për pronën!

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Kavajë, dy vëllezërit plagosin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë, ku si pasojë e një konflikit ka mbetur i plagosur me armë zjarri një person.

Dyshohet se konflikti mes tre personave ka ndodhur për motive pronësie, në fshatin Luz i Vogël.

Si pasojë e të shtënave me armë mësohet se ka mbetur i plagosur Eljon Alush Deda 43-vjeç. Autorët e dyshuar të plagosjes janë dy vëllezërit Bledar dhe Ver Tafa, përkatësisht 32 dhe 26 vjeç. 

Deda ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/ Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta një shtetas, Policia identifikon autorët dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e tyre.

Më datë 30.06.2024, rreth orës 18:50, në fshatin Luz i Vogël, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, konkretisht dy vëllezërit F. D. alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të plagosjes së 43-vjeçarit, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje