TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2026, 11:14

U ekzekutua me armë në Itali, del autopsia e vrasjes së Kevin Muharremit

Shkruar nga Pamfleti
U ekzekutua me armë në Itali, del autopsia e vrasjes së Kevin
Viktima Kevin Muharremi

Autopsia e kryer mbi trupin e 25-vjeçarit Kevin Muharremi, i vrarë gjatë një ngjarjeje të rëndë në natën e Shën Valentinit në Itali, ka nxjerrë në dritë detaje të reja mbi mënyrën e kryerjes së krimit.

Sipas mediave të huaja, i riu është qëlluar me më shumë se një plumb nga një armë zjarri e tipit Beretta 7.65. Një prej plumbave ka rezultuar fatal, pasi e ka goditur në qafë, ku është gjetur edhe predha. Raporti përfundimtar i ekspertizës, që pritet të dorëzohet brenda 60 ditëve, do të përcaktojë me saktësi plagën që shkaktoi vdekjen dhe do të ndihmojë në rindërtimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes dy grupeve të rinjsh, që nisi në një lokal në Montopoli dhe përfundoi me të shtëna armësh në Montecalvoli. Përplasja kaloi nga debat verbal në dhunë fizike, duke përshkallëzuar më pas në përdorimin e armëve.

Për këtë vrasje është arrestuar 20-vjeçari shqiptar Renato Xyke, i cili ndodhet në paraburgim dhe akuzohet si autor i krimit. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se ka qëlluar ndaj viktimës dhe ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti kishte nisur më herët mes dy grupeve dhe u përshkallëzua deri në momentin fatal. Dyshohet se ai ka qëlluar ndërsa drejtonte një automjet tip “Range Rover Evoque”, me të cilin u ndalua nga policia disa orë pas ngjarjes.

Ndërkohë, një 18-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë për bashkëpunim në këtë krim. Ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për armën dhe ka mohuar përfshirjen. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë dëshmitë dhe pamjet filmike për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje