TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Shtator 2023, 15:19

U arrestua për trafik të lëndëve narkotike, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të ‘Zotit të Drogës’

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua për trafik të lëndëve narkotike, SPAK kërkon

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sekuestrimin Alket Hatisë, i njohur si “Zoti i Drogës” i cili u arrestua në Shqipëri dhe u ekstradua drejt Italisë për të vuajtur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike.

Pasuritë janë më emër të Hatisë, vëllait dhe bashkëshortes së tij, teksa kërkesa vjen në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”.

Janë 8 pasuri në kerkesën për konfiskim, pasi ishin me burim të pajustifikuar. Mes tyre, apartamente, parkime dhe automjete.

Ndërkohë një hotel në pronësi të familjes Hatia pas hetimeve është kthyer me vendim të Gjykatës së Apelit.

Alket Hatija i njohur edhe si “Baroni” apo “Zoti i Drogës” pasi trafikoi në Itali 540 kilogramë heroinë e kokainë në vitet 2003-2004, u ekstradua të 30 gusht në drejtim të Italisë, ku do të vuajë dënimin me 20 vite burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të Milanos në vitin 2015.

50-vjeçari që luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të shmangur ekstradimin, u kap të mërkurën në orët e para të mëngjesit në hotelin e tij në qytetin e Durrësit. Policia ndërhyri rreth orës 04:00, kur i shumëkërkuari prej pesë vitesh sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe po ushqente pulat në një ambient në pjesën pas hotelit.

Sipas hetimeve në Itali, 20 vite më parë Alket Hatija në bashkëpunim me 40 persona të tjerë, ka transportuar sasi të mëdha heroine e kokaine nga Shqipëria. Hatija u arrestua në 2017-ën, por disa muaj më vonë Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli.

Në vijim Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin. Por, Alket Hatija nuk u dorëzua, nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos.

spak sekuestrim zoti i droges

Lini një Përgjigje