TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Shtator 2023, 13:41

Aksidentoi për vdekje shoferin e motorit 1 vit më parë, arrestohet 32-vjeçarja në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentoi për vdekje shoferin e motorit 1 vit më parë,

Një 32-vjeçare është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi në vitin 2022 aksidentoi për vdekje drejtuesin e një motori.

Në pranga ka rënë S. V., 32 vjeçe, banuese në Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar 32-vjeçaren me 4 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur edhe 3 vjet e 3 muaj, pasi në vitin 2022, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, me automjetin që drejtonte, ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motori.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje