
Është publikuar videoja e arrestimit të Artan Tafanit i cili është bërë dhe bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbardhur rreth 20 ngjarje kriminale mes tyre dhe 6 vrasje të cilat sipas prokurorisë së Elbasanit ekzistojnë të gjitha provat se janë kryer nga banda e Laert Haxhisë.
Ndërkohë, mësohet se një pjesë e familjes së Tafanit që jeton në Shqipëri është marrë në mbrojtje dhe po punohet që ai të përfitojë statusin e të penduarit.
Tafani është arrestuar mbrëmjen e së shtunës 23 shtator 2023 në darkë në një hotel pranë një karburanti në autostradë në territorin e Lushnjes.
Në momentin që kanë hyrë brenda efektivët, Tafani ka bërë fillimisht rezistencë por kur e ka parë që është i rrethuar është dorëzuar dhe më pas.
Në video duket momenti kur 2 efektivë të operacionales i lidhin duart me pranga prapa dhe e nxjerrin nga dhoma e hotelit.
Gjatë aksionit të policisë, të arrestuarit ju gjet një pistoletë me fishekë në fole, ca doza me lëndë narkotike të tipit metadon dhe 200 euro, një kartë greke e dyshuar falso.
Artan Tafani u arrestua tre muaj pas grabitjes nën kërcënimin e armës së një shume prej 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 24 qershor 2023. Ai u arrit të identifikohej nga agjentët e Komisariatit nr. 6 përmes ADN-së.
Tafani mbahej nën vëzhgim prej ditësh. Kapja e tij do të rezultonte në një bashkëpunim të shpejt për të rrëfyer disa prej vrasjeve që kanë tronditur vendin në Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës.
Artan Tafani rrëfeu për zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shpërthimeve me eksploziv, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policisë, të cilat janë kryer nga banda e Laert Haxhisë.
Lini një Përgjigje