TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Shtator 2023, 14:04

"Laerti i solli lule për 8 mars", rrëfehet nëna e Klea Gjatës: Ajo s’ka lidhje me vrasjet, kishte frikë nga ai

Shkruar nga Pamfleti
"Laerti i solli lule për 8 mars", rrëfehet nëna e Klea
Laert Haxhiu dhe Klea Gjata

Familja e Klea Gjatës, 27-vjeçares nga Lushnja e cila u arrestua pas dëshmive të Artan Tafanit para drejtësisë, anëtar i bandës së Laert Haxhiut, thotë se është kërcënuar, nga familjarët e viktimave, të vrarë nga banda e Laert Haxhisë.

Nëna e Klea Gjatës ka rrëfyer se vajza e saj, e cila u vendos në pranga gjatë operacionit “Kurrë mos harro” pasi dyshohet se është përfshirë në ngjarje kriminale të grupit të Leart Haxhisë, nuk ka lidhje me vrasjet.

27-vjeçarja nga Lushnja u arrestua pas zbërthimit para hetuesve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili rrëfeu 6 vrasje të kryera nga grupi.

Shaqe Gjata është shprehur se e bija, e cila sipas policisë ishte partnerja e Leart Haxhisë kishte frikë nga ky i fundit. Sipas saj, Leart Haxhiu i kishte dërguar Kleas trëndafila, por ajo i kishte refuzuar.

“Klea ka mbaruar administrim biznesi. Unë atë dritë syri kam. Vajza fle me mua. Jam tepër e shqetësuar, na ndihmo të lutem. Unë atë vajzë kam nuk ka bërë asgjë. Më ndihmo të lutëm. As nuk e ka takuar, vetëm të atin i njoh çunit! Ne kemi parë hallin tonë. Kam turp kam sedër pse ta pësoj ajo që është e drejtë. Unë e “kam frikë atë” më thoshte që t’i bëj bllok.

Në telefon me mua është sjellë mirë ai. Nuk e kam takuar kurrë! Unë e njoh si fytyrë që jepet në media. Nuk e njoh djalin vetë. Kur ishte 8 Marsi i këtij viti i erdhi një buqetë ishte pa emër… Vajza nuk e pranoi buqetën… Se nga i gjeti numrin dhe i tha ta kam sjellë unë buqetën (Laert Haxhiu). I tha ta kam sjellë për shenjë respekti. Vajza tha mos u merr me mua. Kam frikë më ‘tha ti bëj bllok’. Shkëputej rrinte dy javë, por e merrte vet ai. Për të bashkëjetuar jo e jo! Kur ka ardhur buqeta me lule jam shtangur, tha nuk e njoh se kush është”, tha ajo për Report TV.

Nëna e Klea Gjatës u shpreh se kanë marrë kërcënime pas bërjes publike të lajmit, ndërsa sipas saj një grua i ka shkuar në banesë dhe i ka thënë “le të fshihet sa të dojë, vajza jote më ka vrarë djalin”.

“Unë po pija kafen në një lokal lagje. Po çfarë faji kam unë? Erdhi një grua, e ka emrin Shpresa, mbiemrin nuk e di. Ka ardhur edhe këtu, edhe tek shtëpia, më tha le të fshihet sa të dojë, vajza jote më ka vrarë djalin. Vajza ime është një engjëll nuk ka lidhje me vrasjet! Të pyesësh në gjithë Lushnjën s’ka lidhje! Vajza ime ka që vajzë e re që ka punuar në shtëpitë e Zvicrës duke pastruar”, u shpreh Shaqe Gjata.

Ajo u shpreh se në momentin që policia shkoi për të arrestuar 27-vjeçaren ishin në spital, pasi ka bashkëshortin e paralizuar.

"Unë atë ditë që më morën vajzën unë u gdhiva në spital me tim shoq, pasi e kam të paralizuar. Vajza shkoi të marrë ilaçe në atë kohë kur erdhi policia. ‘Kërkojmë Klea Gjatën’ më thanë. Mua me vajti mendja mos ka bërë aksident. Unë se kisha fare lidhjen. Erdhi vajza e mori policia, i thanë do të marrim në pyetje”, rrëfeu e ëma e Klea Gjatës.

Një megaoperacion policior i zhvilluar në disa qytete të vendit çoi në pranga 12 persona, 4 në kërkim që akuzohen për 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh. Policia e Shtetit i zbardhi këto krime falë të penduarit, Artan Tafani, 39-vjeçari anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares.

rrefim kela gjata vrasje laert haxhia

Lini një Përgjigje