Policia në Selanik ka arrestuar shtatë persona të dyshuar si anëtarë të një bande kriminale që kontrabandonte kokainë nga Amerika Latine. U janë kapur 585 kg kokinë.
Kreu i dyshuar i bandës, i cili kishte qenë nën vëzhgimin e policisë, është një shtetas shqiptar 50-vjeçar dhe në bandë përfshinin gruan e tij, dy mbesat e tij dhe tre të tjerë.
Banda u shpërbë pasi policia ndaloi në qytet një 21-vjeçar dhe gjeti 239 pako kokainë me peshë gjithsej 280 kg.
Dhjetë minuta më vonë, në një pjesë tjetër të qytetit, një 33-vjeçar u kap pasi tentoi t'i shpëtonte policisë. Ai kishte tentuar të përplaste një makinë policie dhe u përplas në një gardh shkolle. Nga kontrolli në automjetin e tij u gjetën 238 pako kokainë, me peshë totale 277 kg.
Në një kontroll në shtëpinë e drejtuesit të dyshuar të grupit, policia gjeti 23 pako të tjera me kokainë, me peshë 26 kg, 7,440 euro para të gatshme, 7 celularë, 4 karta bankare dhe pajisje të tjera.
Fotografitë e policisë të grumbullimit të drogës sugjerojnë se disa nga pakot ishin të etiketuara me simbole naziste.
Majin e kaluar, autoritetet peruane kapën pako me kokainë të shënuar me simbole naziste si dhe emrin "Hitler" në një port në veri të Perusë, nga ku do të dërgoheshin në Belgjikë.
Lini një Përgjigje