
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i shefit të komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.
Metaj, i arrestuar një ditë më parë me kërkesë të SPAK, rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.
Burime për mediat bëjnë me dije se Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t'i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.
Veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin "Flakë në Det" të organizuar në muajin gusht, mes të cilit janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.
Megjithatë, me urdhër të SPAK, janë kryer përgjime të tjera në javët e fundit, të cilat kanë dhënë prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.
Policia e Shtetit zbarkoi mbrëmë në këtë zonë për ekzekutimin e 4 urdhër-arresteve të SPAK dhe përveç kreut të komisariatit Kurbin dhe Çelajt, u shpallën në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi, të cilët dyshohet se janë larguar më herët jashtë vendit. Operacioni është një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023.
Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” të ndërmarrë në gusht 2023 u arrestuan:
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Lini një Përgjigje