
Një shtetase nga Italia ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Denoncimi i bërë nga prindërit e vajzës bëjnë me dije se Olga ka qëndruar me pushime në Astir, Tiranë dhe duhej të kthehej dje në Italinë mbrëmjen e djeshme.
Por sipas tyre ajo nuk u shfaq në aeroport dhe nuk kemi dëgjuar më për të, ndaj kërkojnë ndihmën e cilit do që ka informacion për të.
“Arianna Lombardo Moderuni Meriggi. Unë dhe bashkëshorti im kërkojmë ndihmë nga komuniteti shqiptar, por jo vetëm, veçanërisht nga ata që jetojnë në këtë zonë të Tiranës. Vajza jonë Olga ishte me pushime në Tiranë (zona e Astirit dhe duhej të kthehej dje në Itali mbrëmje.
Ajo nuk u shfaq në aeroport dhe nuk kemi dëgjuar më për të. Tashmë autoritetet kompetente kanë ndërhyrë për ta gjetur, por ndihma e kujtdo që e ka parë së fundmi apo e ka takuar do të ishte shumë e dobishme.
Kushdo që ka informacion të dobishëm mund të shkruajë në kutinë postare [email protected], të kontaktojë drejtpërdrejt me policinë e Tiranës dhe Ambasadën Italiane në Tiranë. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë Faleminderit për bashkëpunimin”, shkruan ajo.
Lini një Përgjigje