TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2023, 21:32

Kryqëzoi shqiponjën në gardh, arrestohet i riu në Përmet; në banesë iu gjetën edhe dy sorkadhe

Shkruar nga Pamfleti

Kryqëzoi shqiponjën në gardh, arrestohet i riu në

Është arrestuar 35-vjeçari i cili dyshohet se kryqëzoi në një gardh me tela një shqiponjë me qëllimin për ta balsamosur.

Policia njoftoi se ka arrestuar N.A, banues në Përmet, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe dy sorkadhe. Ai ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.

“Identifikohet dhe arrestohet autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë), ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, bazuar në inteligjencën policore, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për identifikimin e autorit të keqtrajtimit të shpendit shqiponjë, ditën e djeshme, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetasit N. A., 35 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., pasi dyshohet të jetë autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë)”, njofton policia.

arrestim shqiponje sorkadhe

Lini një Përgjigje